Philip Reeker do të vizitojë sot Kosovën
Prishtinë, 16 janar - Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Philip Reeker do të vizitojë sot Kosovën ku do të takohet me krerët shtetëror për situatën e fundit politike dhe të sigurisë si dhe procesin e dialogut me Serbinë.
Reeker do ta vizitojë Kosovën, ndërsa më parë do të shkojë në Beograd, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të këtij shteti për të biseduar për vazhdimin e dialogut.
Në Kosovë do të takohet me krerët institucionalë të vendit, ndërsa më pas do të caktohet data e bisedimeve, thotë ky burim.
Serbia është duke i bërë presion Brukselit që Rezoluta 1244 të figuroj gjatë përfaqësimit rajonal të Kosovës, dhe për këtë arsye ende nuk është caktuar data finale e raundit të ri të bisedimeve.\"
\"Ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper është duke bërë përpjekje që sa më shpejtë të caktohet një datë. Megjithatë, data nuk është caktuar ende, por pritet që në javën e tretë të vazhdojë dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, theksojnë mediat.