Philip Gordon javën e ardhshme do të vizitojë Ballkan
Washington, 12 qershor - Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Philip Gordon, javën e ardhshme pritet të vizitojë, Bosnjen, Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.
Gjatë këtij turi ballkanik, nga 13 deri më 17 qershor, Gordon do ta konfirmojë mbështetjen amerikane për ndërtimin e shoqërive paqësore dhe demokratike, forma më e mirë për të arritur anëtarësimin e plotë në BE dhe komunitetin euro-atlantik, thuhet në komunikatën amerikane.
Gjatë vizitës në Kosovë, Filip Gordon do të takohet me liderët kryesor qeveritar dhe përfaqësues të komuniteteve.