23 Dhjetor 2024

Peticioni kundër raportit të Martyt edhe në Preshevë e Bujanoc

Preshevë, 13 janar - Raporti i euro deputetit zviceran Dick Marty, po kundërshtohet përmes nënshkrimit të Peticionit edhe në Preshevë dhe Bujanoc.

Qytetarët e Luginës së Preshevës masovikishtt këtyre ditëve u janë drejtuar zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, në Preshevë dhe Bujanoc, ku po bëhet grumbullimi i nënshkrimeve kundër Raportit famëkeq të Dick Marty-it.

Peticioni është publik, ndërkohë që deri më tani nuk ka pas ndonjë vërejtje nga organet serbe të sigurisë.

Po ashtu edhe në Bujanoc është bërë grumbullimi i nënshkrimve kundër raportit të Dik Marty-it kanë deklaruar përfaqësuesit e degës së OVL-së të UCMPM-së në Bujanoc.

Ata thanë për kundër këtij raporti janë mbedhur nënshkrimve edhe nëpër fshatrat e komunës së Bujanocit të banuara me popullsi shqiptare.

Ndërkohë Organizata e Veteranëve të luftës së UÇPMB-së përmes një komunikate të lëshuar për media, lajmëron se grumbullimi i nënshkrimeve lidhur me peticionin që ka të bëj me raportin e Dick Martit vazhdon deri më 15 janar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)