Peticion për mbrojtjen nga deshqiptarizimi i Shkupit
Shkup, 12 shkurt - Organizata Shqiptarët për Shkupin ka marrë iniciativën për nënshkrimin e një peticioni në mbrojtje të kryeqytetit nga deshqiptarizimi.
Përmes këtij peticioni, ne populli shqiptar dalim në mbrojtje të Shkupit Shqiptar nga planet e rrezikshme për deshqiptarizimin e tij, thuhet në komunikatën e organizatës Shqiptarët për Shkupin.
Sipas tyre, projekti i mbështetur nga Qeveria e Maqedonisë, i ashtuquajtur për rregullimin e qendrës së qytetit, në realitet është projekt për shkatërrimin e vlerave dhe mohimin e historisë dhe realitetit shqiptar të Shkupit.
Organizata vlerëson se kjo politikë hegjemoniste që po rishfaqet në kokat e disa liderëve maqedonas flet për errësirën e mendjes së tyre ndërkohë që drita e gjithë rajonit është në integrime euroatlantike.