Pesidentja Jahjaga mori pjesë në Equal Futures Partnership
New York, 25 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në Equal Futures Partnership, nismë e SHBA-së dhe 12 partnerëve të tjerë ndërkombëtarë dhe me ndihmën edhe të UN Ëomen dhe Bankës Botërore.
Nisma Equal Futures Partnership që u organizua në New York, u paraqit nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ndërsa në mesin e të partnerëve ndërkombëtarë që morën pjesë në panel ishin edhe presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm të Australisë, Danimarkës, Finlandës, Indonezisë, Holandës dhe përfaqësuesja e BE-së, Catherine Ashton.
SHBA-ja dhe partnerët ndërkombëtarë me nismën Equal Futures Partnership synojnë zgjerimin e pjesëmarrjes politike e ekonomike të gruas në gjithë botën.