30 Prill 2025

Pesë shtete arabe marrëveshje kundër ISIS

Kajro, 25 gusht -  Pesë shtete arabe sot janë marrë vesh për të luftuar kundër xhihadistëve vrasës “ISIS” që po luftojnë në Irak dhe Siri.

Marrëveshja është arritur midis Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Jordanit. Në deklaratën e përbashkët pas takimit të mbajtur ministror nënvizohet se ky grupim terrorist është kërcënim për sigurinë e rajonit dhe botës. Marrëveshja u arrit në qytetin perëndimor arab Xheda, ku është biseduar për rreziqet nga përhapja dhe zgjerimi i ideologjisë terroriste dhe ekstremiste dhe trazirave në disa shtete arabe, me theks të veçantë luftimet në Siri dhe Irak. Kjo marrëveshja do ti prezantohet edhe Ligës Arabe ku bëjnë pjesë 22 shtete.

Ndërkohë, shteti malajzian sot ka ndaluar me ligj predikimet apo praktikimet e sektit fetar vehabist.

Sot është nxjerr vendim zyrtar nga zyra për çështje fetare në një provincë të Malajzisë se ndalohet rreptësisht përhapja apo shpërndarja e çfarëdo ideje Vehabiste nga ata të ashtuquajturit Selefi.

Myftiu zyrtar në Qeverinë e Malajzisë ka vërtetuar se Ehlu Suneti dhe Xhemati janë vetëm ata që janë në drejtimin Esh\'ari Maturidi dhe vetëm me këtë besim të drejtimit Esh\'ari Maturidi lejohet të punohet që është besimi i Ehlu Sunetit dhe Xhematit.

\"Disa na thoshin se s\'ka vehabizëm disa madje thoshin se tash në këtë kohë as që ekziston fare vehabizmi, ja tani me vendime zyrtare shtetërore islame ndalohet decidivisht. Thuhet se Vehabizmi që nënkupton se nuk është pjese e Fesë së pastër Islame. URIME le të vazhdoi edhe në vendet tjera ku ka mysliman\", ka shkruar ai në Facebook

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)