25 Mars 2023

Peru goditet nga rreth 14 tërmete të forta

Lima, 29 tetor - Jugu i Perusë që prej të premtes është tronditur nga rreth 14 tërmete të forta.

Sipas mediave ndërkombëtare tërmeti më i fort ishte me magnitudë 5.9 Rihter, duke shkaktuar shqetësim te banorët, por pa viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, sipas Institutit të Gjeofizikës të vendit (IGP).

Ndërkohë në detaje për mediat shtohet se tërmeti më i fortë me magnitudë 5.9 u regjistrua në orën 15:22.

Epiqendra ishte një zonë detare 111 kilometra në jugperëndim të qytetit të Ica dhe 400 kilometra në jug të kryeqytetit Lima, ndërsa thellësia u vlerësua në 26 kilometra, tha IGP.

Matjet e Institutit Gjeofizik të Perusë për rritjen e aktivitetit sizmik në rajon, të përqendruara në zonën detare 86-111 kilometra në jugperëndim të qytetit Ica dhe thellësi 10-28 kilometra: 04:16 - tërmet 4.6 ballë, 05:56 - tërmet me 4.5 ballë, 07:19 - tërmet 4.1 ballë, 09:21 - tërmet 5 ballë dhe 13:52 - tërmet 4 ballë

Kohëzgjatja ideale e një marrëdhënieje seksuale!Studimet e fundit kanë zbuluar se kohëzgjatja ideale e një marrëdhënieje seksuale është as më shumë, as më pak se 13 minuta.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)