Përshkallëzohen dy zona me zjarre në Australi
Wells, 10 janar - Autoritetet në Australi kanë paralajmëruar se situata do të përshkallëzohet në dy zona me zjarre në pasditën e së premtes, sipas kohës lokale.
Sipas tyre, zjarret do të zgjerohen në kufi mes Wellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.
Kryeministri australian, Scott Morrison ka paralajmëruar se e premtja do të jetë “një ditë e vështirë në shtetet lindore”, për shkak të parashikimeve për erëra të forta dhe temperatura të larta.
Edhe Australia Jugore është thënë se rrezikohet nga ky mot.
Aktualisht në Australi është raportuar për 100 zjarre aktive.
Autoriteti për Zjarret në Viktoria ka nisur një varg paralajmërimesh urgjente, duke u bërë thirrje njerëzve që të largohen para se vendi të bëhet shumë i rrezikshëm.
Në disa pjesë të Viktorias dhe Uellsit të Ri Jugor, autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të largohen nga shtëpitë e tyre për të anashkaluar “tragjedinë”.
Zjarret në Uellesin e Ri Jugor kanë shkatërruar rreth 1,000 shtëpi vetëm në ditët e para të 2020-ës.
Nga muaji shtator, të paktën 27 persona kanë vdekur në Australi nga zjarret, të cilat kanë shkatërruar 10.3 milionë hektarë.
“Ne jemi shumë larg nga përfundimi i kësaj krize dhe shkatërrimit”, ka thënë Morrison.
Zjarrfikës nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, dhe Zelanda e Re u janë bashkuar ekipeve australiane për t’iu ndihmuar në luftimin e zjarreve.