28 Prill 2024

Përplasje për njohjen e Kosovës në Nigeri

Abuja, 14 shtator - Autoritetet e larta të shtetit në Nigeri nuk janë në një mendje në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pas deklaratës së Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacollit se ky shtet ka marrë vendim për ta njohur Kosovën, mësohet në Nigeri kanë nisur përplasjet në lidhje me këtë çështje.

Edhe pse Kosova ende nuk e ka notën verbale të njohjes nga shteti më me ndikim i Afrikës, tashmë në Nigeri kanë nisur edhe debatet mes autoriteve ku disa kërkojnë njohjen e Kosovës ndërsa disa të tjerë janë kundër.

Sipas gazetës “Koha ditore” e cila citon burime brenda qeverisë autoritetet nigeriane nuk kanë gjuhë të përbashkët për sa i takon vendimit për njohjen. Kryediplomati i këtij vendi, që duhet të marrë vendimin final po refuzon ta njohë subjektivitetin shtetëror të Kosovës.

“Presidenti Goodluck Jonathan prej kohësh është deklaruar pro. Ai ka rekomanduar njohjen, ka shkuar në Parlament procedura, edhe Parlamenti është deklaruar pro njohjes, ndërsa ministri i Jashtëm Odein Ajumogobia ka shpërfillur të dyja rekomandimet”, ka bërë të ditur një burim brenda MPJ-së.

Ministri Ajumogobia ka vizituar javën e kaluar Beogradin dhe presidenti Jonathan është munduar ta shtyjë çështjen nëpërmjet sekretarit të Ministrisë, Marin Uhomoibhi, të cilin ishte munduar ta bënte kryediplomat pas zgjedhjeve të majit, por kishte dështuar.

Ndërsa është kjo situatë dhe nuk duhet saktë nëse do të mund të gjendet një gjuhë e përbashkët në Nigeri, autoritetet kosovare dhe ato serbe kanë dhënë deklarata kontradiktore për sa i takon njohjes së Kosovës nga ky shtet. Ndërsa vetë, Nigeria nuk është shprehur në lidhje me këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)