Përparimi i Serbisë varet nga zbatimi i marrëveshjes
Bruksel, 1 korrik - Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, ka thënë se Serbia ka mbështetjen e plotë të Këshillit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, porse ritmi i përparimit do të varet nga zbatimi i marraveshjes për normalizim marrdhëniesh me Kosovën, si dhe nga realizimi i reformave.
Historinë e bëjnë njerëzit dhe ne do ta bëjmë së bashku historinë, ka thënë Rompuy në Beograd, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Ky i fundit ka thënë se vendimi i Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Serbinë tregon për ecjen përpara të shoqërisë.
Diplomati evropian qëndron sot edhe në Prishtinë.