04 Janar 2025

Përmbytjet në Itali shkaktojnë viktima

Romë, 11 shtator - Në Itali ka patur shira të rrëmbyer, që kanë shkaktuar përmbytje dhe 5 të paktën vdekur në qytetin-por të Livornos.

Mediat italiane njoftojn se 4 nga viktimat ishin pjesëtarë të një familjeje, trupat e të cilëve u gjetën sot në katin përdhes të shtëpisë.

Kryetari i Bashkisë së Livornos Filippo Nogarini tha se numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa njerëz figurojnë të humbur.

Ai tha se gjatë natës kishin rënë shira të jashtëzakonshme që kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytet.

Shërbimi i trenave është ndërprerë në disa zona të krahinës së Toskanës.

Në Romë, që kohët e fundit ka patur thatësirë të madhe, shirat e dy ditëve të fundit kanë shkaktuar rrjedhjen e madhe të ujërave nëpër rrugë dhe disa stacione të metrosë janë mbyllur për shkak të përmbuytjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)