23 Dhjetor 2024

Përmbytjet në Brazil, mbi 500 të vdekur

Rio De Zhenerio, 14 janar - Më shumë se 500 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në jug-lindje të Brazilit, në fatkeqësinë më të madhe natyrore të dekadave të fundit.

Shirat e dendur kanë shkaktuar rrëshqitje masive dherash në shumë qytete, ku me mijëra kanë mbetur pas çati mbi kokë.

Policia braziliane thekson se numri i viktimave me shumë mundësi do të rritet.

Numri i të vdekurve nga kjo fatkeqësi natyrore tashmë ka kaluar atë të vrarëve nga dherrëshqitjet e Caraguatatubas në shtetin e San Paolos në vitin 1967 (430 persona).

Ekipet e shpëtimit po vijojnë me kërkim-shpëtimin e të mbijetuarve në rajonin e malit Serrana, në veri të Rio de Zhanieros.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)