Përmbytje të mëdha në Kinë
Pekin, 16 korrik - Mbi 1 milion persona janë prekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në provincat Hunan dhe Guizhou në Kinë. Deri tani raportohet edhe për disa të vdekur, por numri ende nuk është i konfirmuar.
Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se 460 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, ndërsa mbi 150 mijë persona janë evakuuar në Hunan.
Gjithashtu edhe në qytetin antik të Fenghang-ut janë evakuuar rreth 120 mijë persona, nga të cilin një numër i madh ishin turistë. Autoritetet kanë krijuar vendbanime të përkohshme për të grumbulluar njerëzit e zhvendosur nga banesat e tyre.
Rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar bllokime në disa autostrada ndërsa një pjesë e madhe e zonës është pa energji elektrike.