15 Janar 2025

Përmbystet anija me 130 emigrantë në Libi

Tripoli, 12 maj - Pas përmbysjes së një anije me rreth 130 emigrantë në bord, rreth 50 km nga kryeqyteti i Libisë, Tripoli, dhjetra trupa pajetë janë zbuluar në brigjet libiane. Sipas njoftimeve, deri tani janë shpëtuar nga anija 51 vetë, ndërsa 20 të tjerë rezultojnë të humbur.

Zyrtari libian Ibrahim al-Qathi ka deklaruar për mediat se \"48 trupa pa jetë po mbahen në furgona, pasi asnjë spital nuk i pranon. I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të gjejë një morg për këto trupa.\"

\"Gjithashtu kërkoj nga Ministria e Drejtësisë të na lejojë të varrosim kufomat, pasi qëndrimi i tyre në breg të detit do të shkaktojë ndotje, probleme të mjedisit dhe sëmundje për frekuentuesit e plazhit.\"

Dyshohet se anija me emigrantë kishte destinacion Italinë. Emigrantë të paligjshëm nga Afrika e Veriut shpesh përdorin Libinë, në rrugën e tyre drejt ishujve italianë Lampedusa, që ndodhen rreth 100 km larg brigjeve të Tunizisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)