Përkthyesja në Bondsteel spiune e Serbisë

Beograd, 15 gusht - Tanja Jankoviq ishte e punësuar në kampin Bondsteel si përkthyese e gjuhës serbe në atë Angleze. E lindur në periferi të Bujanocit, ajo kishte punuar për një agjenci lajmesh në qendër të Serbisë, ndërsa në anën tjetër ngulfatëte policinë sekrete të Serbisë me informacionet të cilat mblidhte në brendësi të kampit Bondsteel si përkthyese.
Në librin e saj të shkruar në vitin 2004 ajo ka shënuar të dhënat, të cilat janë lexuar edhe në mediat lokale dhe ato botërore, mirëpo ajo nuk ka shënuar diç mbi kontaktet e saja me policinë sekrete të Serbisë, transmeton portali comeze.
CIA ka informatë dhe njohuri se kjo e ashtuquajtura gazetare, përkthyese, bashkëpunëtore ka pasur kontakt të rregullt me policinë sekrete të Serbisë, për atë edhe është larguar nga vendi i punës, thekson portali.
Pasi portali informativ SETimes kishte nxjerrur këtë njohuri, reporterët kishin provuar përmes pyetjeve provokuese të nxjerrin ndonjë informatë, mirëpo nuk kanë mundur të nxjerrin nga ajo, përpos të dhënave që ka shënuar në librin e saj. (Antonio Martini/INA)