Përgjysmohet numri i azilkërkuesve në BE
Bruksel, 2 shkurt - Gjithsej 706,913 kërkesa për azil u regjistruan në Norvegji dhe Zvicër në vitin 2017, shifër kjo që pati një rënie prej 43% në krahasim me vitin 2016, sipas të dhënave të publikuara të enjten.
Sipas Zyrës Evropiane për Përkrahjen e Azilit, ky ishte viti i dytë radhazi që numri i kërkesave për azil u pakësua pas fluksit refugjatëve në vitet 2015 e 2016.
Siria ishte vendi me më shumë azilkërkues për të pestin vit me radhë, me mbi 98 mijë kërkesa. Ajo pasohet nga Iraku, Afganistani dhe Nigeria.
Në përgjithësi, 40% e vendimeve të shkallës së parë ishin positive. Ky nivel miratimi ishte 17 pikë përqindje më i ulët se në vitin 2016.