Përgjaket dasma, nusja vritet në altar
Doktoresha Jaishri Namdeo, 29 vjeç, që punonte si pediatre, ishte në altar kur Anuragh Singh hyri brenda dhe e qëlloi atë nga afër. Anurag ishte maskuar si fotograf për të hyrë në ceremoni. Ai tentoi të vrasë edhe veten, por nuk ia doli.
Mjekja, e cila po martohej me Rohit Namdeo, një kirurg, u dërgua në spital, por nuk mbijetoi. I shoqi i saj i mbijetoi sulmit. Mbetet ende e paqartë se çfarë nënkuptonte kushëriri i nuses me fjalët që tha pas vrasjes, por hetuesit janë të mendimit se mes tyre mund të ketë pasur një lidhje.