11 Janar 2025

Përfundon takimi Thaçi - Daçiç, ende pa marrëveshje

Bruksel, 2 prill - Ka përfunduar takimi i dytë bilateral i delegacionit serb me ndërmjetësuesen e BE-së, Catherine Ashton, kurse tashmë pritet të mbahet takimi i Baroneshës me delegacionin e Kosovës.

Në qoftë se vlerësohet se ka hapësirë për kompromis sërish do të mbahet takimi trepalësh, ka thënë shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë Aleksandar Vulin.

"Rreth orës 19 30 ka përfunduar raundi  i dytë i bisedimeve bilaterale të delegacionit serb  me Catherine Ashton dhe tash po presim që ndërmjetësuesja Ashton t’ia përcjell qëndrimet tona delegacionit nga Kosova dhe në qoftë se vlerësohet se ka hapësirë për kompromis, dialogu do të vazhdojë", ka thënë para gazetarëve Vulin, sipas gazetës serbe Blic.

Vulin, ka përkujtuar për mediat serbe, se Serbia nuk heq dorë nga kërkesa që Bashkësia e komunave serbe në Kosovë të ketë kompetenca ekzekutive mbi policinë, gjyqësinë dhe planifikimin hapësinor, kurse nuk do të pranojë prezencën e Forcës së Sigurisë së Kosovës atje  ku jetojnë serbët.

Nderkaq pala kosovare dhe ajo serbe kanë vazhduar bisedimet në Bruksel, pas ndërprerjes që ka pasuar pas “nxehjes së gjakrave”, përkatësisht ngritjes së zërit nga të dy palët- kryeministri Thaçi në njërën anë dhe Daçi dhe Vuçiç në anën tjetër.

Zëdhënësja e Baroneshës Ashton, Maja Kocijancic nuk ka raportuar për ndonjë progres gjatë ditës, por vetëm ka thënë se takimet po vazhdojnë.

Ndërmjetësuesja e këtyre bisedimeve, Catherine Ashton para nisjes së sotshme të bisedimeve është shprehur optimiste, se do të arrihet marrëveshje, edhe pse ka thënë se kjo nuk është e lehtë.

Para se të niste takimin, Thaçi ka thënë para gazetarëve se ai është ‘udhëheqës i vendimeve dhe është në Bruksel për të marrë vendime për të ardhmen evropiane të vendit”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)