11 Janar 2025

Përfundon raundi i shtatë i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, 20 mars - Në orët e vona të mbrëmjes së sotme ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut nga Serbia, Ivica Daçiq, me ndërmjetësim të Baroneshës Catherine Ashton, shkruan Portali Albeu.com.

Në një konferencë e përbashkët për media Baronesha Catherine Ashton ka deklaruar se ka qenë së bashku me Thaçin dhe Daciçin që nga ora 10-të e paradites duke shtuar se palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Në fund, Ashton paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve edhe ditën e nesërme.

Ndërkohë në fjalën e tij, kryeministri serb Ivica Daciç ka theksuar se kjo nuk ka qenë një ndër ditët më vështira pasi ka patur më parë ditë që nuk është arritur asnjë kompromis. Ai ka thënë se Serbia synon të arrijë një marrëveshje afatgjate që t\'i shërbejë stabiliteti të rajonit, duke marrë në konsideratë edhe kërkesat kosovare.

\"Nuk mund të them që jemi afër apo larg një marrëveshje megjithatë në takimet e mëparshme kemi patur vështirësi në bisedimine disa çështjeve. Por, ne duhet të zgjidhim mosmarrëveshjet që tju lejojmë njerëzve që të jetojnë normalisht\".

Ndërsa kryeministri Thaçit ka theksuar se \"Ne kemi arritur progres në disa çështje. S\'mudn të them që jemi larg apo afër, por kemi avancuar. Presim në ditët e ardhshme arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës he Serbisë... Ne si dy popuj kemi humbur shumë kohë me armiqësi. Besoj se do të hapet rruga e integrimit për të dyja vendet.

Në këto 6 muaj kemi arritu në suksese të konsiderueshme ndërsa nesër dhe pasnesër do të jemi në Këshillin e Sigurimit për të raportuar për progresin e arritur.\"

Takimi i sotëm është zhvilluar në disa seanca me qëllim arritjen e një rezultati ndërsa nesër pritet të vazhdojnë bisedimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)