18 Maj 2024

Përfundon raundi i shtatë i bisedimeve Kosovë - Serbi

Bruksel, 22 nëntor - Në Bruksel dje dhe sot, është mbajtur raundi i shtatë i dialogut teknik midis Republikës së Kosovës dhe asajë të Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me praninë e SHBA-ve.

Gjatë këtij raundi të bisedimeve u diskutuan problemet e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë si dhe u diskutuan çështjet e bashkëpunimit rajonal, telekomit, energjisë si dhe u hap çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Zëvendëskryeministja Edita Tahiri u angazhua për gjetjen e zgjidhjeve në çështjet e shtruara, në harmoni me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat nacionale dhe parimet euro-atlantike.

Delegacioni i Kosovës i dha rëndësi prioritare implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, me çrast konfirmoi se pala e Kosovës ka kryer të gjitha obligimet implementuese  ndërsa vuri në pahë deshtimet e Serbisë në përmbushjen e obligimeve për implementim si dhe kërkoi nga BE-ja angazhim më të fuqishëm në këtë drejtim.

Gjatë diskutimeve për implementimin e marrëveshjeve u vërejtën tendenca të qarta të palës serbe për të reviduar marrëveshjet e arritura, të cilat u kundërshtuan në mënyrë të prerë nga pala e Kosovës.

Si rezultat i shënuar  ishte arritja e marrëveshjes për implementimin e njohjes reciproke të diplomave universitare, me çrast palët u pajtuan që Asociacioni i Universiteteve Evropiane të bëjë certifikimin e diplomave dhe implementimi të fillojë me 1 Janar 2012.

Ndërkaq lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të tjera, qëndrimi i palës Serbe shfaqi prirjet e shmangjes dhe prolongimit të procesit të implementimit.

Për sa i përket çështjes së bashkëpunimit rajonal, procesi shënoi disa përparime konkrete por megjithatë dallimet mes palëve vazhdojnë të jenë të mëdha kryesisht  për shkak të mosgatishmërisë së Serbisë për të ndryshuar qasjen e sajë penguese për bashkëpunim rajonal dhe ndaj Kosovës në veçanti.

Në dialog u shtrua edhe çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ky ishte rasti i parë i paraqitjes së pikëpamjeve zyrtare të dyja palëve për këtë çështje.

Delegacioni i Kosovës mbrojti qëndrimin se menaxhimi i integruar i kufirit është një model evropian i pranueshëm për shtetin e Kosovës sepse është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e sajë si dhe angazhohet për një marrëveshje që bazohet në parimet evropiane për menaxhimin e integruar të kufirit sipas Traktatit të Lisbonës.

Delegacioni i Kosovës bëri të qartë se refuzon çfarëdo përpjekjesh të Serbisë për ta politizuar këte çështjeje. Pas një diskutimi gjithëpërfshirës për këtë çështje u konstatuan dallime të qarta konceptuale, që don të thotë se përafrimi i mundshëm i qëndrimeve mund të ndodh vetëm pas arritjes së një pajtueshmërie të plotë me modelin evropian.

Çështjet e telekomit dhe energjisë u disktuan poashtu por nuk pati rezultate konkrete.  Si edhe në takimet e mëhershme, pala e Serbisë nuk shfaqi ndonjë angazhim serioz për gjetjen e zgjidhjeve.

Delegacioni i Kosovës në fund të takimit kërkoi respektimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian për një dialog të suksesshëm që përfshinë zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë  dhe arritjen e marrëveshjeve të reja për çështjet në agjendë, duke theksuar se vendimet dhe veprimet duhet të jenë të shpejta në mënyrë që ti jepet kohë e mjaftueshme Këshillit Evropian për të matur performancat e palëve para vendimit për avancimin  e vendeve drejtë BE-së.

Duke qenë se rezultatet e këtij raundi ishin larg pritjeve të BE-së, ndërmjetësi Robert Cooper caktoi takimin e rradhës me  30 nëntor 2011.

  .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)