Përfundon pa rezultat takimi mes Berishës dhe Ramës
Strasburg, 21 maj - Ka përfunduar pas asnjë rezultat takimi i së enjtes në mbrëmje mes Kryeministrit Sali Berisha, liderit të opozitës, Edi Rama në praninë e Komisarit të BE-së për zgjerimin, Stefan Füle, si edhe kryetarëe të fraksioneve të partive socialdemokratë dhe Partive Popullore në Parlamentin Evropian, Martin Schulz, dhe Josepf Daull.
Njoftohet se palëve u është dhënë kohë për reflektim, deri në zhvillimin e një takimi tjetër. Pas takimit që u organizua në formën një darke informale në restorantin "Krokodili" në Strasburg, Komisari i BE-së për zgjerimin, Stefan Füle e vlerësoi takimin si të mirë, por ka ende shumë për të bërë. Një zëdhënës i kryetarit të fraksionit të partive socialdemokrate në PE, Martin Schulz u shpreh megjithatë optimist.
Bisedimet ishin të vështira, por shpresa për kompromis është e madhe, ka thënë zëdhënësi i Schulz. Situata e ngërçit politik në Shqipëri që shqetëson seriozisht BE-në, po ia afrohet vitit. Situata e krizës ka shqetësuar edhe Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë për shtyp ditën e djeshme, ambasada amerikane ka theksuar se nuk duhet humbur kohë për arritjen e një marrëveshjeje.
Populli shqiptar ka nevojë urgjente për fundin e krizës politike dhe që Shqipëria t'i kthehet përqëndrimit tek axhenda e saj euro-atlantike, - thuhet në deklaratë.