12 Janar 2025

Përfundon pa marrëveshje takimi mes Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, 8 maj - Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot në Bruksel ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes Delegacionit të Republikës së Kosovës dhe Delegacionit të Serbisë.

“Delegacioni i Kosovës ka prezantuar gatishmërinë për arritjen e planit për implementim, që do të sqaronte veprimet konkrete të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, që do të ndalonte veprimin e strukturave ilegale të sigurisë dhe të drejtësisë, që do mundësonte përgatitjet për ndërtimin e strukturave institucionale sipas ligjeve të Kosovës, që të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës këtë fundvit “– ka theksuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ka shtuar se “pala kosovare ka shprehur gatishmërinë që të realizojë zotimet që dalin nga marrëveshja”.

Në anën tjetër, pala serbe ka pasur qëndrim për diskutim të temave jashtë marrëveshjes apo interpretim tjetër nga përmbajtja e marrëveshjes.

Delegacioni i Republikës së Kosovës ka prezantuar idenë që ky plan të diskutohet në takimin e ardhshëm në mes të dy kryeministrave dhe baroneshës Ashton.

Delegacioni i Republikës së Kosovës shpreh falënderimin për angazhimin e përfaqësuesve të BE-së dhe pret që edhe në të ardhmen të vazhdohet puna në implementimin e marrëveshjes së arritur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)