Përfundoi vizita e parë e de Marnhac në Serbi
Beograd, 23 nëntor - Kjo ishte vizita e parë e shefit të misionit, Xavier de Marnhac, në Beograd prej se e ka marrë detyrën e shefit të EULEX-it.
Ai u takua me një numër të ministrave dhe të zyrtarëve të BE-së. Këto takime ishin të dobishme.
Gjatë këtyre takimeve, shefi i misionit e theksoi rëndësinë e përmirësimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, duke e përfshirë veriun.
Marnhac e ka theksuar rëndësinë e luftimit të krimit të organizuar, në veçanti trafikut të drogës dhe të armëve.
Ai tha se EULEX-it do ta shtojë praninë dhe aktivitetet e tij në veri. Po ashtu, ai e ka spikatur rëndësinë e zgjidhjes së incidenteve të paradokohshme në atë pjesë të Kosovës.
Marnhac tha se, është me rendësi që vijat e komunikimit të jenë të hapura në të ardhmen ashtu që të përforcohet besimi, për adresimin praktik të çështjeve që kanë të bëjnë me rendin dhe ligjin dhe për shmangien e keqkuptimeve.
Ai u përkrah nga të gjithë bashkëbiseduesit e tij.