11 Janar 2025

Për Serbinë, s’ka bashkësi komunash pa 5 kompetenca

Beograd, 27 mars - Para takimit të 2 prillit mes Prishtinës dhe Beogradit, Serbia duhet që të paraqesë në Parlament planin për tia prezantuar deputetëve në mënyrë që të përforcohet pozicioni negociator i saj në takimin e arshshëm.

Sipas gazetës Veçernje Novosti se Serbia për raundin e tetë të negociatave me Prishtinën do të insistojë në pesë kompetenca më të rëndësishme ekzekutive për bashkësinë e komunave serbe: gjyqësorin, policinë, planifikimin hapësinor, shëndetësinë dhe arsimin.

Kreu shtetëror serb në takimin te presidenti Tomisllav Nikoliq thuhet se ka qenë unik se nga kjo strategji më nuk do të ketë sprapsje, por Serbia është e gatshme të bisedojë për kompetencat konkrete për bashkësinë e komunave serbe.

Sipas gazetës është e sigurt se Beogradi nuk do ta pranojë letërn e BE-së e cila ishte mbi tavolinë gjatë etapës së shtatë të dialogut.

Pala serbe ka hedhur poshtë propozimin e Ashtonit që serbët të kenë vetëm kompetenca nga fusha e vetëqeverisjes lokale sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)