Për Kosovën, SHBA acaroi marrëdhëniet me Rusinë
Washington, 20 shtator - Ngjarja më e madhe që ka ndodhur në rajonin e Ballkanit periudhën e fundit është njohja e pavarësisë së Kosovës nga SHBA, thotë Steve Clemons, kryeredaktor i revistës prestigjioze amerikane The Atlantic.
Pavarësisht se çështje tashmë jo në plan të parë, Ballkani dhe Kosova, do të vazhdojnë që ta ketë tretmanin e njëjtë nga politika e jashtme amerikane, thotë Jack Quinn, shef i kabinetit i zëvendëspresidentit amerikan gjatë viteve 1994-95.
Përderisa dita deri në zgjedhjen e presidentit amerikan po afron, edhe rivalët e kësaj beteje politike, Presidenti aktual amerikan Barack Obama dhe kandidati republikan Mitt Romney, kanë ashpërsuar fjalorin ndaj njëri tjetrit, fokusi kryesor i kampanjës më të kushtueshme për zgjedhje presidenciale deri më tani në SHBA, është drejtuar kryesisht në problemet e brendshme të SHBA-ve. Por, edhe politika e jashtme zë vend të konsiderueshëm të fjalimeve të kandidatëve për president.
Kosova dhe Ballkani nuk janë prioritet i politikës së jashtme të SHBA së
Por, pavarësisht se çështje tashmë jo në plan të parë, Ballkani dhe Kosova, do të vazhdojnë që ta kenë tretmanin e njëjtë nga politika e jashtme amerikane. Të paktën kështu thotë Jack Quinn, shef i kabinetit i zëvendëspresidentit amerikan gjatë viteve 1994-95.
Nuk besoj se do të ndryshojë politika dhe interesimi i SHBA ve për Ballkanin. Mirëpo, SHBA nuk do ta ketë vëmendjen sikur që e ka pasur në të kaluarën në Ballkan, për shkak se ka shumë vatra të tjera nëpër glob që kërkojnë më shumë vëmendjen amerikane., thotë Quinn.
E në anën tjetër, Steve Clemons, kryeredaktor i revistës prestigjioze amerikane The Atlantic thotë se nuk beson se qasja e administratës amerikane do të ndryshojë për Ballkanin, pavarësisht se kush do ta fitojë të drejtën për tu bërë president. Ndërkaq, vendimi e administratës amerikane në kohën e Presidentit George Bush për njohjen e pavarësisë së Kosovës, konsideron se e ka acaruar shumë Rusinë.
Ngjarja më e madhe që ka ndodhur në rajonin e Ballkanit në periudhën e fundit është njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e SHBA ve gjatë administratës së George Bush-it dhe ky veprim e ka zemëruar shumë Rusinë. Por, tashmë ky rajon do të ketë stabilitet dhe nuk parashoh ndonjë konflikt në të ardhmen. Ndërkaq, rreziku është i madh që Rusia të hyjë në konflikt me Gjeorgjinë, thotë Clemons.