10 Janar 2025

Peleviç: Nikoliç, de fakto e ka njohur Kosovën

Beograd, 29 gusht - Borislav Pelevic, deputet i Partisë Përparimtare Serbe, subjekt ky i formuar nga presidenti aktual i Serbisë, Timosllav Nikolic, është larguar nga partia, pasi kërkon ndryshim të programit politik, sidomos në raport me Kosovën.

“Ne, kur ishim në opozitë, ishim kritikë të ashpër të marveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Madje bënim bujë të madhe për atë se nuk dimë se çfarë përmbajnë ato marrveshje.\"

\"Kur erdhem në pushtet dhe e kuptuam, vendosëm t`i pranojmë. Do të thotë vendosem ta njohim Kosovën, de fakto”, ka thënë Peleviç.

Peleviç ka thënë se janë edhe dhjetë zyrtarë të tjerë të kësaj partie që po mendohen të japin dorëheqje dhe të ringjallin partinë e unitetit serb, të cilën dikur e udhëhiqte (ish-krimineli i vrarë), Zeljko Raznatoviç - Arkan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)