29 Prill 2025

Pekini do të ulë numrin e banorëve nën 23 milionë në vitin 2020

Pekin, 7 mars - Pekini do të marrë masa për të kufizuar numrin e banorëve të tij nën 23 milionë në vitin 2020.

Kështu bëri të ditur Li Shixiang, zv.kryetari i Bashkisë së Pekinit gjatë diskutimeve në sesionin vjetor të Komitetit Kombëtar të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Sipas tij, vjet numri i banorëve të përhershëm të Pekinit arriti 21.516 milionë, shifër kjo shumë më e lartë se 18 milionë, objektivi i planifikuar në vitin 2005.

Numri dy i Bashkisë së Pekinit tha se numri 23 milionë është përllogaritur sipas aftësisë së ofrimit të burimeve ujore.

Uji është faktori thelbësor që ndikon në jetën e një qyteti, vuri në dukje zv.kryetari i Bashkisë së Pekinit Li Shixiang. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)