Pean: Kosova shtet i mafias
Paris, 27 mars - Pierre Pean, gazetari që në vitin 2008 ka tronditur Francën me një libër që flet për lidhjet e supozuara të ish-ministrit të jashtëm francez, Bernard Kouchner me ish-diktatorët afrikanë, po përgatitet që nga mesi i muajit prill, të hedhë në treg një libër të ri.
Këtë radhë ai nuk ka si temë Afrikën, por Kosovën të cilën e cilëson si një vend i mafias.
Funksionimi i SHIK-ut, lidhjet e kësaj strukture që pretendohet se ekzistojnë me kryeministrin aktual të Kosovës Hashim Thaçi, lufta e UÇK-së, akuzat për krime lufte, janë subjekt i librit, shkruajnë mediat kosovare.
Sipas tyre, libri mbështetet kryesisht në raporte të shërbimit të inteligjencës së trupave franceze që kanë operuar në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Ky libër është i fokusuar kryesisht në aktivitetet e pasluftës në Kosovë.