PE sot voton për pezullimin e vizave për Shqipërinë dhe BeH
Bruksel, 7 tetor - Parlamenti Evropian (PE) sot do të votojë për pezullimin e vizave për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) dhe Shqipërisë.
Shumica e deputetëve në PE mbrëmë vlerësuan se BeH-ja dhe Shqipëria kanë përmbushur kushtet për pezullimin e vizave për qytetarët e tyre për të udhëtuar në Zonën e Shengenit, transmeton Beta.
PE-ja shqyrtoi propozimin e deputetes Tanja Fajon, që pezullimi i vizave për qytetarët e këtyre dy vendeve të hyjë në fuqi nga fundi i vitit.