PE miraton rezolut, kërkon njohjen e Kosovës nga të gjithë
Bruksel, 8 korrik - Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën nëpërmjet të cilës i bënë ftesë 5 shteteve të mbetura të Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Rezoluta u adoptua me 455 vota për dhe 155 vota kundër. Në të thuhet se Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 22 shtete të Bashkimit Evropian ndërsa 5 anëtare ende nuk e kanë bërë këtë gjë.
Rezoluta e miratuar gjithashtu i bën thirje institucioneve me seli në Bruksel që të ndërmarrin të gjitha hapat konkret drejt liberalizimit të vizave dhe në këtë drejtim kërkohet nga Komisioni Evropian që pa asnjë vonesë të nisë komunikimin me Prishtinën.
Në rezolutë thuhet se pritja që Beogradi të njohë Kosovën nuk është opsion i qëndrueshëm aktualisht. Megjithatë teksti i rezolutës i bën ftesë autoriteteve të Serbisë që të jenë pragmatike në lidhje me statusin e Kosovës dhe të përmbahen nga bllokimet e anëtarësimit të Kosvës në organizatat ndërkombëtare.
Rezoluta i kushton një pjesë edhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Dejtësisë. Në tekstin e adoptuar thuhet se shpallja e mendimit nuk duhet të ndal askënd në përkushtimin ndaj bashkëpunimit lokal ndërkufitar dhe rajonal që do jetë në interesin më të mirë të të gjithëve që jetojnë në Kosovë dhe rrethinën e saj.
Nga autoritetet e Kosovës, me anë të kësaj rezolute kërkohet përparim në reformat kyqe siç janë lufta kundër korrpusionit dhe krimit të organizuar dhe theksohet se ekziton brengosje e thellë për shkak të korrupsionit të përhapur dukuri kjo, që sipas europeutetëve krahas krimit të organizuar paraqet problemin më serioz në Kosovë.
Në moment të fundit, në rezolutë është përfshirë edhe amandamenti i posaçëm kushtuar ngajrjeve të javës së kaluar në veri të Mitrovicës dhe sulmit ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Eurodeputëtet nëpërmjet rezolutës shporehin brengosjen me situatën në veri ku, pohojnë ata, mungon sundimi i ligjit, i bëhet presion dhe kërcënohet shoqëria civile nga ana e grupeve radikale dhe krimi i organizuar.
Në këtë rrafsh nëpërmjet të rezolutës ata kërkojnë nga EULEX-i ndërmarrjen e veprimeve me qëllim të uljes së tensioneve dhe nisjen e hetimeve për gjetjen e personave që kanë kryer veprat kriminale në ditët e fundit.
/rtk/