PE miraton Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Serbinë
Bruksel, 19 janar - Parlamenti Evropian ka miratuar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Serbinë. Për ratfikimin e saj kanë votuar 612 deputetë, ndërsa 38 ishin kundër.
Depuetët miratuan edhe rezolutën për integrim evropian të Serbisë, autor i së cilës është raportuesi i PE-së, Jelko Kacin.
Para votimit të rezolutës, deputetët u deklaruan për nëntë amendamente, nga të cilat shumica u përkrahen.