PE miraton hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen
Bruksel, 9 qershor - Shumica dërrmuese e Parlamentit Europian ka miratuar hyrjen e Rumanisë dhe të Bullgarisë në hapësirën e Shengenit.
Europarlamentarët vlerësuan se dy vendet janë të gatshme t`i bashkohen kësaj zone, duke qenë se janë të gatshme që teknikisht të sigurojnë kontrollin e kufijve dhe mbrojtjen e të dhënave të sistemit informativ të Shengenit.
Gjashtë shtete, Holanda, Franca, Gjermania, Suedia, Finlanda dhe Danimarka bllokojnë hyrjen e Bullgarisë dhe të Rumanisë në hapësirën pa viza, duke kërkuar rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.Vendimin e së martës të Parlamentit Evropian duhet ta miratojnë njëzëri 26 liderët e vendeve të Shengenit.