PE, hetime për fondet e EULEX në Kosovë
Bruksel, 28 qershor - Parlamenti Evropian ka caktuar një fond prej 111 milionë eurosh për 3 mijë personat e angazhuar në kuadër të EULEX-it në Kosovë ndërsa janë hedhur dyshime në lidhje me shpërdorimin e fondeve ndërkombëtare për Koorporatën Elektroenergjetike të Kosovës dhe aeroportin e Prishtinës.
Prokuroria evropiane e Kosovës ende nuk po arrin të zgjidhë enigmën e shpërdorimit të fondeve evropiane, të destinuara për Kosovën, që i ishin dhënë UNMIK-ut nga viti 2000 deri më 2008-ën për të pargatitur kalimin e pushteteve.
Fjala është për 11 dosje lidhur me hetimin se ku kanë shkuar 3 miliardë euro financime për rindërtimin e ish-krahinës së Republikës së Serbisë, drejt një shteti të pavarur.