PE: 5 vendet e BE-së ta njohin Kosovën
Bruksel, 15 prill - Parlamenti Evropian (PE) mbështet fuqishëm të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Zotimi është bërë përmes një komunikate për media pas takimit të përbashkët të liderëve nga rajoni me përfaqësues të Parlamentit Evropian.
Në këtë takim, Republika e Kosovws është përfaqësuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, informon portali indeksonline.
Rajoni ende ka sfida përpara: reformat juridike, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe bashkëpunimi me Hagën thuhet në komunikatë, ku citohen drejtues të PE-së.
Duke iu referuar problemeve specifike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Parlamenti Evorpian për Kosovën ka theksuar nevojën e njohjes së Kosovës duke shtuar se Nuk mund të vendosen marrëdhënie zyrtare mes BE-së dhe Kosovës pa u njohur pavarësia e saj edhe nga 5 vendet e Bashkimi Evropian.