27 Dhjetor 2024

PDIU përshëndet marrëveshjen mes KFOR-it dhe Kosovës

Tiranë, 8 gusht - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përkrah marrëveshjen e arritur ndërmjet forcave të KFOR-it dhe qeverisë së Kosovës për pikat doganore në veri të vendit. 


Në një deklaratë për shtyp Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet thekson se kjo marrëveshje përbën hapin e parë të domosdoshëm drejt vendosjes së sundimit të ligjit në veriun e Kosovës.

Njëkohësisht, PDIU dënon çdo propozim dhe ide për dhënien e një statusi special për veriun e Kosovës, si një propozim që do të ringjallte konfliktet e vjetra në Ballkan dhe që nuk i shërben të ardhmes evropiane të rajonit.

“Çështja e pjesës veriore të Kosovës, nuk është një çështje që i takon vetëm Kosovës por i takon mbarë kombit shqiptar. Si pasojë, çdo tentativë për një status special për veriun e Kosovës do të përballet me një reagim mbarëkombëtar”, thuhet në deklaratë.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)