PBU dërgon ushqim në Libinë perëndimore
Romë, 19 prill - Programi Botëror i Ushqimit bën të ditur se ka filluar dërgimin e ndihmave në Libinë perëndimore përmes një korridori të ri humanitar.
Agjencia e OKB-së tha se korridori do të lejojë dërgimin e ushqimeve të mjaftueshme për 50 mijë njerëz.
Automjetet e ndihmave kanë kaluar kufirin libian përmes Tunizisë.
Sipas OKB-së qeveria libiane i ka premtuar punonjësve humanitarë qasje të pakufizuar në zonat që i ka nën kontroll.