10 Janar 2025

Paviqeviq: Dialogu me strategji të qartë

Beograd, 21 shtator - Shefi i ri i ekipit të Beogradit në dialog me Prishtinën, Dejan Paviqeviq, ka deklaruar se për vazhdimin e dialogut duhet të definohet strategjia e qartë në mënyrë që të evitohen zgjidhjet “ad hok” dhe të zvogëlohet dëmi nga periudha e mëparshme.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ai ka thënë se Qeveria e Serbisë duhet të ketë qëndrim të qartë, strategji të qartë dhe komunikim të mirë për këtë çështje me zyrën për Kosovën dhe presidentin Tomisllav Nikoliq.

“Thjeshtë, dialogut duhet qasur në mënyrë strategjike – lypset të ekzistojë plan i qartë dhe secili që zhvillon negociata qofshin teknike qofshin politike në ato negociata do të shkojë me strategji të definuar qartë” ka sqaruar Paviqeviq, trasnmeton rtk.

Sipas tij, nuk mund të lejohen më zgjidhje “ad hoke” me të cilat, fatkeqësisht, u provua më herët, por ato nxiten probleme të mëdha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)