11 Janar 2025

Paviçeviq zyrtar ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë

Beograd, 5 shkurt - Serbia ka emëruar të dërguarin e saj të parë në Kosovë, shefin e deritashëm të ekipit negociator për bisedime teknike, Dejan Paviçeviq.

Zyrtarët serbë thanë se Paviçeviq është emëruar zyrtar ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë.

Paviçeviq tha se puna e tij ka të bëjë me monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Ai hodhi poshtë përshkrimin e postit të tij si “diplomatik”, duke thënë se puna e tij është që të punojnë për interesat kombëtare serbe.

Paviçeviq ka thënë për agjencitë serbe te lajmeve se e pret një “punë e vështirë”.

Emërimi i zyrtarëve ndërlidhës të vendeve përkatëse në Prishtinë e Beograd është rezultat i marrëvshjes së arritur në takimin e kryeministrave Thaçi e Daçiq në Bruksel.

Kosova ka emëruar ambasadorin Lulzim Peci në këtë post.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)