11 Janar 2025

Paviçeviç emërohet shef i ekipit negociator në dialogun me Kosovën

Beograd, 4 shkurt - Qeveria serbe pritet të emërojë shefin e ekipit negociator në dialogun teknik me Kosovën, Dejan Paviçeviç.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta serbe “Novosti” e cila thekson se emri i Paviçeviçit si oficer i ndërlidhjes në Kosovë është përcaktuar para dhjetë ditësh nga kreu i shtetit, por për shkak të zhurmës në lidhje me dy partnerët kryesor në qeveri rreth çështjeve të tjera, vendimi ka mbetur “në pritje”.

Sipas “Novosti” e cila citon burime në selinë e Misionit të BE-së në Prishtinë, gjithçka është gati për ta pritur ‘mysafirin’ e Serbisë në Kosovë, respektivisht janë bërë të gjitha përgatitjet logjistike dhe ato të sigurisë.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka emëruar ambasadorin e Kosovës në Suedi, Lulzim Peci për ‘ambasador’ në Beograd.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)