18 Maj 2024

Pavarësisht situatës në veri, bisedimet vazhdojnë

Beograd, 29 nëntor - Kryenegociatori serb, Borislav Stefanoviq ka thënë se bisedimet Beograd – Prishtinë do të vazhdojnë, përkundër përkeqësimit të situatës në veri të Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Ai paralajmëroi se më 30 nëntor në rend të ditës në Bruksel do të jenë pikat kufitare dhe prezantimi rajonal i Prishtinës dhe në rast të kompromisit për ndonjërën prej këtyre dy çështjeve, Serbia do të merr konfirmimin për kandidaturë.

I pyetur rreth idesë së menaxhimi të kufijve si model për zgjidhjen e çështjes të pikave kufitare, Stefanoviq përkujtoi se Serbia dhe Mali i Zi kishin vijë kufitare dhe doganë nga 1997 deri në 2006 dhe prapë ishin një shtet.

Ky është një prej propooziomeve për të cilin s’dua të insistoj sepse nuk e dimë nëse do të pranohet duke shtuar se për palen serbe me rëndësi është që të përmbushen të gjitha supozimet të rëndësishme për Kushtetuten e Serbisë dhe Rezolutën 1244.

Sipas Stefanoviqit ‘pikat kufitare nuk guxojnë të kenë karakter kufitar dhe s’mund të ketë gurë kufitar dhe s’mund të ketë pamundësim të lëvizjes së serbëve përmes tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)