Pastor: Edhe Kosovën edhe BE-në, Serbia s'fiton asgjë
Novi Sad, 14 dhjetor - Kryetari i Lidhjes së hungarezëve të Vojvodinës, Istvan Pastor ka thënë se me politikën edhe Kosovën edhe Bashkimin Evropian, Serbia nuk mundet ta fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim.
Është e pakuptueshme se si pushteti në Serbi nuk e ka të qartë se nuk mund të relativizojë qëndrimin e 22 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka thënë Pastor.