10 Janar 2025

Partitë në Serbi përplasen për Kosovën

Beograd, 13 prill - Për Kosovën përplasën edhe liderët partiakë në Serbi të cilët po mbajnë fushatë parazgjedhore.

Deklarata e liderit të Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikoliq, se marrëveshjet që Serbia i ka arritur me Prishtinën nuk e obligojnë atë nëse bëhet president, për Qeverinë e Serbisë është skajmërisht e papërgjegjshme dhe e rrezikshme për shtetin, ka thënë Mihajlo Mihajloviq, drejtor i Zyrës për media në qeverinë e Serbisë.

Sipas tij Qeveria e Serbisë me dialog dhe me rrugë paqësore i zgjidh problemet në Kosovë dhe mbron interesat kombëtare si dhe mbetjen e popullsisë serbe në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)