23 Dhjetor 2024

Parregullsitë në zgjedhje do të përfshihen në Raportin e Progresit

Bruksel, 15 janar - Bashkimi Evropian (BE) ka bërë thirrje edhe një herë që autoritetet e Kosovës t'i adresojnë të gjitha akuzat për manipulim të zgjedhjeve dhe t'i vazhdojnë procedurat në procesin zgjedhor që nuk ka përfunduar ende.

Natasha Batler, zëdhënëse e komisionarit evropian për zgjerim, Stefan Fule, ka thënë të premten se Komisioni Evropian i merr seriozisht akuzat për parregullsi në zgjedhje dhe shpreh shqetësim për raporte të tilla.

Batler ka shtuar se çështja e zgjedhjeve, organizimi i tyre dhe parregullsitë që kanë ndodhur do të zënë vend në raportin e progresit për Kosovën, që e publikon çdo vit BE.

Ndërkohë, zyrtarët e BE-së pohojnë se disa shtete vazhdojnë të kenë rezerva për nisjen e dialogut mes Kosovës dhe BE-së për liberalizimin e vizave.

Diplomatët druajnë se parregullsitë e fundit në zgjedhje do ta zbehin dhe më shumë imazhin e Kosovës dhe do të jetë edhe më e vështirë që t'i bindin ministritë e brendshme të vendeve anëtare për të nisur dialogun e vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)