Parlamenti rus ndërpret kontaktet me parlamentin turk
Moskë, 19 dhjetor - Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare pranë Këshillit të Federatës Ruse Konstantin Kosachev njoftoi të premten se Dhoma e Lartë e parlamentit rus ka ndërprerë kontaktet me parlamentin turk.
Sipas agjencisë së lajmeve ITAR-TASS, Kosachevi theksoi se parlamentarët turq mbështesin qëndrimin e presidentit të tyre pa u menduar, prandaj \"kontaktet me ta nuk kanë asnjë kuptim\".
Më herët edhe Dhoma e Ulët e parlamentit rus ndërpreu kontaktet me palën turke. Mësohet se javën e ardhshme qeveria ruse do të marrë një vendim të ri për zgjerimin e sanksioneve ndaj Turqisë.