Parlamenti i Maqedonisë miraton qeverinë e re
Shkup, 1 qershor - Parlamenti i Maqedonisë 62 vota pro dhe 44 vota kundër ka miratuar sot qeverinë e re, me kryeministër, kreun e LSDM-së Zoran Zaev.
Në qeverinë e re, gjashtë ministri do të drejtohen nga shqiptarët, një prej të cilave, do të jetë ministri pa portofol. Gjithashtu, edhe dy zëvendës-kryeministrat do të jenë shqiptarë.
Ky hap vjen pas një krize të tejzgjatur politike, e cila filloi me mosmandatimin e Zaev, nga ana e presidentit maqedonas, Ivanov.