11 Janar 2025

Parlamenti francez ratifikoi Paktin buxhetor të BE-së

Paris, 12 tetor - Deputetët e Parlamentit francez miratuan ratifikimin e Paktit buxhetor të BE-së. Franca u bë vendi i 13-të i BE-së që ratifikon dokumentin në fjalë.

Më 2 mars atë e nënshkruan në Bruksel krerët e shteteve dhe qeverive të 25 nga 27 vendet e BE-së. Marrëveshjes nuk iu bashkuan Britania e Madhe dhe Çekia.

Pakti buxhetor i BE-së, i hartuar me iniciativën e Francës dhe Gjermanisë, pritet të hedhë një themel të fortë të tregjeve financiare e bankare të eurozonës dhe gjithë BE-së në mënyrë që në të ardhmen të shmanget përsëritja e krizës së borxhit aktual.

Pakti vendos kushte të reja dhe më të ashpra të disiplinës buxhetore. Ai duhet të hyjë zyrtarisht në fuqi më 1 janar të vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)