Parlamenti francez miratoi draftin për rindërtimin e katedrales Notre-Dame
Paris, 17 korrik - Parlamenti francez miratoi me shumicë votash një draft që synon mbledhjen e donacioneve për rindërtimin e katedrales Notre-Dame.
Dokumenti autorizon uljen e taksave për individët dhe krijimin e enteve publike për grumbullimin e fondeve përkatëse.
Sipas Ministrisë franceze të Kulturës, donacioni ka arritur në 850 milionë euro disa javë më parë.
Por disa deputetë janë shprehur se miratimi i këtij projekti është pak i nxituar dhe se një afat 5-vjeçar nuk mjafton për rindërtimin e katedrales.
Krahas kësaj, nuk është ende e qartë se sa euro nevojiten për rindërtimin e katedrales Notre-Dame.
Autoritetet deklarojnë që vlerësimi i dëmeve do të vazhdojë deri në marsin e vitit 2020