11 Janar 2025

Parlamenti Evropian voton rezolutat për Kosovën dhe Serbinë

Bruksel, 18 prill - Parlamenti Evropian (PE) voton sot rezolutat për Kosovën dhe për Serbinë.

Dokumentet vlerësojnë situatën në këto dy vende dhe rrugën e tyre në procesin e integrimeve evropiane.

Pritet që edhe kësaj radhe, Parlamenti Evropian t’iu bëjë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

Brukseli vazhdon të jetë në pritje që Serbia të ndryshojë mendjen dhe të pranojë propozimin e marrëveshjes që ka dalë si rezultat i tetë raundeve të dialogut mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç.

Nga rezultati i këtyre bisedimeve varet edhe data e negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova do të duhej të merrte datën e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)