Parlamenti Evropian sugjeron sanksione kundër Ukrainës
Bruksel, 7 shkurt - Parlamenti Evropian miratoi të enjten në Bruksel një rezolutë informale për vendosjen e sanksioneve ndaj Ukrainës.
Me anë të rezolutës i propozohet BE-së dhe vendeve anëtare të përgatisin sanksione ndaj Ukrainës, ku përfshihen ndalimi i transferimit dhe ngrirja e aseteve të personave përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në vend.
Gjatë protestave të 19 janarit në Kiev pati akte dhune ndaj manifestuesve, kur ata sulmuan forcat e rendit me shkopinj, fishekzjarre dhe bomba me benzinë.
Deri tani, si pasojë e trazirave në Ukrainë janë regjistruar 4 të vdekur dhe qindra të plagosur, përfshirë dhe policë