09 Janar 2025

Parlamenti Evropian sot do të votoj rezoluten për Kosovën

Strasburg, 29 mars - Rezoluta për Kosovën në Parlamentin Evropian do të votohet sot dhe pritet që ajo pothuajse në tërësi në formën e propozuar nga raportuesja Ulrike Lunaçek do të fitojë një shumicë të madhe të votave të deputetëve në seancën plenare.

Siç ka thënë vetë Lunaçek gjatë debatit për këtë Rezolutë kanë kaluar dy muaj që kur raporti është miratuar në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit, prandaj ajo ka propozuar edhe disa ndryshime.

Por ka edhe një amendament të propozuar nga disa deputetë socialistë, me të cilin do të kërkohet që edhe në këtë rezolutë të përmendet fusnota për Kosovën, si pasojë e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës në dialog për mënyrën e pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale.

Po të kalonte ky propozim do të ishte një ecje prapa për Kosovën në dokumentet e Parlamentit Evropian, duke pasur parasysh se Parlamenti është i vetmi institucion i BE-së, i cili trajton Kosovën si shtet të pavarur dhe i referohet me emrin kushtetues të Kosovës si „Republika e Kosovës“

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)